Arian Çani largohet nga Tv Klan, ja moderatorja e njohur që do t’i 'zërë' vendin

Arian Çani largohet nga Tv Klan, ja moderatorja e njohur që do t’i 'zërë' vendin

14:11, 16/08/2022
A+ Aa A-

Arian Çani nuk do të jetë më pjesë e TV Klan? Kryefjala.com mëson se shprehjen e tij të famshme “Mirëmbrëma tokësore” nuk do ta dëgjojmë në këtë televizion.

Tashmë mësohet se gazetari i njohur do të jetë pjesë e televizionit ABC, raporton Kryefjala. Kështu që “Zonë e Lirë” do të shihet tashmë në një tjetër televizion.

Por kush do e zërë hapësirën e Çanit të premten në darkë në TV Klan?

Image

Sërish, Kryefjala mëson se “vendin” e Çanit do ta zërë moderatorja e njohur Luana Vjollca. Mirëpo, ende nuk dihet se cili është formati që Luana do të moderojë.

Ju rikujtojmë se, Luana është fokusuar në karrierën e saj muzikore pasi kohët e fundit ka sjellë një projekt mjaft të veçantë. Në nismën e saj “Thuaje”, Luana Vjollca solli një qasje ndryshe si kurrë më parë. Luana u shpreh se “Thuaje” është një zë i saj i cili do të shërbejë si zëri i atyre që nuk kanë një të tillë.

Jo vetëm kaq por ajo po synon edhe më shumë se tregu shqiptar pasi kujtojmë që së fundmi ajo bashkoi forcat me artistin e njohur botëror, Rayvannay.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco