Shifra të çmendura! 5 mijë euro bileta tek koncerti i Noizyt, Jonida Shehu tregon pse shkoi

Shifra të çmendura! 5 mijë euro bileta tek koncerti i Noizyt, Jonida Shehu tregon pse shkoi

10:26, 16/08/2022
A+ Aa A-

Pas 16 viteve në skenë, Rigels Rajku (Noizy) arriti të shkruante histori me “Alpha Show-n”.

Koncerti i reperit rezultoi një sukses i vërtetë, dhe këtë e faktojnë biletat e shitura. Zonat ishin të ndara, duke filluar nga 30 mijë lekë të vjetra në 5 mijë euro në zonën “Diamond VIP”.

Ndër personazhet e njohur që ndoqën performancën si publik ishte edhe moderatorja Jonida Shehu. Në një intervistë për “Euronews Albania” Jonida u shpreh se kjo ishte një ngjarje e rëndësishme bazuar në shitjen e biletave për 18-mijë persona.

Image

Ndër të tjera moderatorja tregoi se përpos show-t ajo ndodhej aty pasi organizimi i eventit ishte bërë nga bashkëshorti i saj.

“Unë shkova për show-n, për ngjarjen, për ta parë. Për rastësi unë dhe familja ime jemi pjesë e kësaj industrie, ishte gjithë angazhimi i tim shoqi, dhe unë shkoj në ngjarjet e tij. Por dua të them të gjitha jo vetëm tek ato që organizon im shoq,”-u shpreh Shehu.

Image

“I di vështirësitë për shkak të rrethanave, është një ngjarje e madhe, të organizosh një koncert dhe të shesësh 18 mijë bileta të cilat nuk i shet dot me imponim dhe kjo është meritë jo vetëm e organizatorëve. Ndonjëherë i paragjykojmë gjërat, njerëzit nuk imponohem, njerëzit e duan Noizy-n dhe muzikën”, përfundoi moderatorja.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco