Problemet mes Pique dhe Shakirës nuk kanë të sosur, dyshja do përballen në një tjetër betejë ligjore

Problemet mes Pique dhe Shakirës nuk kanë të sosur, dyshja do përballen në një tjetër betejë ligjore

10:02, 16/08/2022
A+ Aa A-

Teksa një njeri i thjeshtë nuk do të mendonte kurrë për mosmarrëveshje të tilla, të famshmit kanë probleme që janë të paimagjinueshme për njerëzit e zakonshëm. Marrëdhënia mes Shakirës dhe Gerard Pique ishte një nga më të njohurat.

Ajo që Pique ka fituar nga puna e tij në Barcelonë nuk ka asgjë për t’u pasur zili nga shifrat stratosferike që këngëtarja e njohur thuhet se merr çdo vit, kryesisht për shkak të emisioneve të saj live.

E vërteta është se ata kanë krijuar një pasuri që i ka mundësuar të kenë edhe një avion privat.

Nëse pas ndarjes së tyre problemi më i madh ishte se kush do të mbante kujdestarinë e fëmijëve, tani, pasi kjo çështje është zgjidhur, ka ardhur koha të ndahen të mirat materiale që çifti ka grumbulluar në 10 vitet e fundit.

Juan Carlos Ortega nga ‘Prensa Libre’ ka dhënë informacionin për mosmarrëveshjen e fundit mes ish-çiftit.

Me sa duket, problemi sillet rreth një “Learjet 60XR”, një avion privat që mund të strehojë deri në 10 pasagjerë dhe aktualisht vlen rreth 20 milionë dollarë.

Sipas raportimeve të mediave, avioni ka një dhomë gjumi dyshe, një dhomë ngrënie familjare dhe një dhomë ndenjeje, të gjitha lehtësitë për udhëtime familjare.

As Shakira dhe as Pique nuk duan të heqin dorë nga ky mjet luksoz transporti, i cili nuk është një shpenzim që ata nuk mund ta përballojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco