Sa ishte numri i pjesëmarrësve në koncertin 'Alpha Show' të Noizy-t?

Sa ishte numri i pjesëmarrësve në koncertin 'Alpha Show' të Noizy-t?

12:17, 15/08/2022
A+ Aa A-

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.

Reperi Stresi gjithashtu u ngjit në skenë, ku performoi hitet e tij më të suksesshme. Jo vetëm kaq por ai ka treguar edhe një sekret që askush nuk e ka ditur.

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”– tha Stresi për raportin e tij me Noizy-n.

Deklarata e tij u shoqërua me brohorima nga fansat. Gjithashtu, mes Stresit dhe Noizyt pati edhe një përqafim.

Performanca mjaft të mira dhuruan në skenë edhe artistët si Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Kida edhe Stresi.

Mirëpo, sa pjesëmarrës kishte koncerti i Noizy-t?

Burime për “lokimagazine.com” bëjnë me dije se në koncertin “Alpha Show” ishin plot 15 mijë persona.

Një ndër momentet më kulminante nga koncerti ishte takimi i Noizy-t dhe Stresit të cilët i dhanë duart njëri tjetrit dhe u përqafuan në skenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco