Me këmbë të fashuar/ Del FOTO e Vali Corleones pasi u plagos nga e dashura

Me këmbë të fashuar/ Del FOTO e Vali Corleones pasi u plagos nga e dashura

16:27, 13/08/2022
A+ Aa A-

Është publikuar fotoja e parë e Vali Corleones pas plagosjes me armë nga bashkëjetuesja e tij 22-vjeçare.

Fotoja e publikuar nga “Lajmi.net” tregon Valentino Corleonen me këmbë të fashuar, teksa shoqërohet nga një person tjetër.

Nga fotoja duket se Corleone ndodhet në shtëpi, teksa është i ulur në një karrige duke pozuar për foto. Vali u plagos me armë zjarri nga një 22- vjeçare në banesën kur ata bashkëjetonin.

Pasi bashkëjetuesja e plagosi me armë, ai shkoi në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Drejtori i spitalit, Ukshin Ismajli, tha se ai kishte marrë plagë në këmbë. Ndërkohë, bashkëjetuesja e tij është në paraburgim dhe rasti në polici është hapur si “Vrasje në tentativë”.

Në një prononcim për mediat, Vali hodhi poshtë pistën e tentativës së vrasjes, duke pohuar se ishte ai që i kërkoi Anitës ta qëllonte në kuadër të lojës.

“Jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vetë dhe që e kam si vajzën time. Më ka gjuajtur me pistoletë në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë, do ta hajë një plumb në këmbë. Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thashë vajzës më gjuaj tani! Ajo më tha, jo, babi, nuk mundem. Unë i thashë më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk me gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkak që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kupto chika ime e vogël, jam babi yt, Kingi, më gjuaj shpejt.

Dhe vajza, duke i ra lotët, më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorëve profesionalë me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja. Tani jam në shtëpi duke u shëruar. Kam dalë nga spitali i Gjilanit ose i Italisë të vogël”, shprehet Vali, duke treguar se autorja quhet Anita Corleone, duke nënkuptuar kështu se ajo vijon të mbetet vajza e tij.

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e armës së bashku me 40 copë fishekë të së njëjtës armë, tashmë të konfiskuara. 22-vjeçarja që ka shkrepur armën është Anita Syla, e cila bashkëjeton me Vali Corleonen, madje e njëjta kishte reaguar edhe para pak muajve, kur Vali ishte arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur babanë e tij.

Anita Syla është shoqëruar në polici bashkë me një dëshmitare tjetër, që vjen nga Serbia dhe me shtetësi të po të njëjtit shtet. Në kallëzimin penal që e posedon paparaci bëhet e ditur se plaga e shkaktuar ndaj Corleones ishte tejshpuese, por pa rrezik për jetë. Aktualisht ai ndodhet në shtëpinë e tij, pas lirimit nga Spitali Regjional i Gjilanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco