Historia e shumëpërforlur e dashurisë mes Anne Heche dhe Ellen DeGeneres!

Historia e shumëpërforlur e dashurisë mes Anne Heche dhe Ellen DeGeneres!

15:18, 13/08/2022
A+ Aa A-

Anne Heche dhe Ellen DeGeneres tani konsiderohen si një nga çiftet e para lesbike në Hollywood, por debutimi i tyre së bashku nuk u prit me krahë hapur në atë kohë. Heche – e cila ndërroi jetë ditën e djeshme pas një aksidenti të rëndë automobilistik– foli për romancën e saj dikur të shumëpërfolur, në vitin 2020.

Ylli i “Six Days, Seven Nights”, e cila ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare, rrëfeu në sezonin 29 të “Dancing With the Stars” se u takua me komedianen, tani 64 vjeç, në një festë Vanity Fair në 1997, duke theksuar se kjo i ndryshoi jetën “përgjithmonë”.

Megjithatë, kur erdhi koha që çifti të bënte debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit të Heche-s “Volcano” në 1997, asaj iu tha se puna e saj do të ishte në rrezik nëse ajo do të dilte publike me lidhjen.

“Unë u kisha thënë atyre se po merrja Ellen si partnere dhe më thanë nëse do të merrja Ellen, do ta humbisja kontratën time me Fox-in”, tha aktorja. “Në atë moment, ajo më kapi dorën dhe më tha: “Bëj atë që thonë ata”, dhe unë thashë “Jo faleminderit”.

Image

Heche tha se ajo e mori DeGeneres në event kundër dëshirës së drejtuesve të studiove të saj kinematografike – dhe shtoi se ata “u nxorrën jashtë nga siguria para se të përfundonte filmi”.  Aktores supozohet se nuk i lejohej të shkonte në “party-n e saj, nga frika se mos i bënin foto me një grua”.

Megjithatë, incidenti nuk i pengoi gratë të vazhdonin të takoheshin dhe romanca e tyre zgjati tre vjet e gjysmë. Megjithë lidhja e tyre të ngushtë, nuk ishte gjithmonë e qetë mes aktores së “Vanished” dhe yllit të “Finding Dory”.

Image

Heche la të kuptohet në prill 2021 se DeGeneres u përpoq të kontrollonte mënyrën se si vishej kur ata ishin bashkë. Ndërsa kohët e fundit rishikonte pamjet e saj në tapetin e kuq gjatë viteve për një video të TikTok, Heche postoi një foto të saj dhe DeGeneres në Golden Globes 1998.

“Pse dukem si hipi? Kjo sepse Ellen nuk donte që unë të vishesha seksi,” tha ajo.

Marrëdhënia e Heche me DeGeneres ndryshoi shumë më tepër sesa thjesht pamjen e saj.

“Unë nuk bëra një fotografi në studio për 10 vjet,” tha ylli i “Save Me” për Page Six në tetor 2021. “Unë u pushova nga një marrëveshje fotografie prej 10 milionë dollarësh dhe nuk pashë më ditë në një foto në studio.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco