Nga thashethemet për shtatëzani, tek kriza në marrëdhënien me Olsi Bylykun, rrëfehet partnerja e tij

Nga thashethemet për shtatëzani, tek kriza në marrëdhënien me Olsi Bylykun, rrëfehet partnerja e tij

10:35, 13/08/2022
A+ Aa A-

Egli Tako, së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale në Instagram, ku ka zbuluar shumë pikëpyetje të ndjekësve në lidhje me jetën e saj personale.

Këtë periudhë, këngëtarja ka qëndruar shumë në heshtje duke e përqëndruar gjithë vëmendjen tek karriera e saj. Ajo nuk është parë shpesh as nën shoqërinë e partnerit të saj Olsi Bylykun duke i shtyrë ndjekësit të mendojnë se mbase dyshja po përjetojnë ndonjë krizë në çift.

Mirëpo Egli nuk ka lënë vend për dyshime duke vendosur pikat mbi “i”.

“A je zënë me Olsin”,-e ka pyetur drejtëpërdrejtë një fans. Po kaq direkte ka qenë edhe përgjigjja e saj: “Jo”.

Image

Egli dhe Olsi më parë shfaqeshin shpesh bashkë në rrjetet sociale, gjë të cilën së fundmi nuk e kemi parë. Një fans i çiftit është “shqetësuar” duke e pyetur këngëtaren: “Pse nuk po ju shohim me Olsin?”

Egli u shpreh se e gjitha kjo vjen si pasojë e angazhimeve të shumta që ka aktori së fundmi.

“Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,”-shkruan Tako.

Image

Mirëpo fakti që Olsi është me xhirime e ka një zgjidhje nga ndjekësit. Një fans e pyet Eglin pse nuk e shoqëron ajo të dashurin e saj kur është i zënë.

Mirëpo duket se çifti i kanë të ndara gjërat. Puna është punë.

“Ambjentet e punës janë të punës. Si të tijat dhe të mijat. Kam shumë ditë që planifikoj të shkoj të shoh një orë xhirime për pasionin për kinematografinë, por nuk po shkëputem dot,”-shprehet Tako.

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco