Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Madonna flet për stilin e veçantë të djalit të saj 16-vjeçar dhe talenti në muzikë

Madonna flet për stilin e veçantë të djalit të saj 16-vjeçar dhe talenti në muzikë

10:05, 13/08/2022
A+ Aa A-

Ylli i popit, Madonna u shfaq së fundmi në programin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Ikona e muzikës dhe stilit zbuloi se djali i saj David Banda, 16 vjeç, tashmë është duke i ‘rrëmbyer’ nga duart të gjithë shkëlqimin kur vjen puna për stilin e veshjes.

“Ai mund të veshë çdo veshje dhe të duket e bukur”,  tha ajo.

“Është vërtet irrituese. Ai vesh rrobat e mia dhe duket më mirë së unë me to. Ai madje mund të veshë një fustan dhe të duket bukur”.

Banda, i cili njihet për zgjedhjet e tij të modës, vodhi të gjithë vëmendjen i veshur me një fustan të kuq dhe të gjatë nga bashkëpunimi i Adidas me Gucci.

Adoleshenti e kombinoi pamjen tërheqëse me një palë syze dielli të verdha, bizhuteri argjendi dhe atlete të zeza.

Por Davidi trashëgoi më shumë nga nëna e tij sesa thjesht sensi i saj i modës.

Këngëtarja e “Like a Virgin” vazhdoi t’i tregojë Fallon se djali i saj, të cilin ajo e adoptoi në vitin 2006, po punon për këngën e tij.

“Ai do të përfundojë të jetë një nga të ftuarit tuaj”, tha 63-vjeçarja për Bandën, duke thënë se ai ka “gjithçka” që nevojitet për të qenë një yll.

Fallon u pajtua me Mbretëreshën e Pop-it, duke thënë: “Ai e ka “atë”. Ai ka magji. Ai është qesharak, ai është simpatik, ai është atletik, ai ka një tip i bukur.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco