'Të dija më të gjatë'/ Komentet e çuditshme që Ed Sheeran merr nga fansat në publik

'Të dija më të gjatë'/ Komentet e çuditshme që Ed Sheeran merr nga fansat në publik

13:32, 12/08/2022
A+ Aa A-

Këngëtari i mirënjohur britanik Ed Sheeran, është shumë aktiv në TikTok.

Autori i hitit ”Shape of You” së fundmi ka ndarë me 12.3 milion ndjekësit e tij një video ku shfaq disa nga gjërat më të zakonshme që i thonë njerëzit kur e takojnë në rrugë.

Duhet të jetë një fat i madh të rastisësh me Ed Sheeran në rrugë, e personave që u ka ndodhur i kanë thënë këngëtarit: “Mendova se je më i gjatë.”

“Dukesh si Ed Sheeran,”-është një tjetër. Madje ka edhe nga ato që e ngatërrojnë këngëtarin e “Perfect” me aktorin anglez Rupert Alexander Lloyd Grint, të njohur në rolin e tij si Ron Weasley tek Harry Poter.

Image

Kjo video e Ed Sheran ka marrë më shumë se 600 mijë like, dhe afro 6 mijë komente.

Kujtojmë që dy javë më parë Ed Sheeran u bë artisti i parë që arrin 100 milionë ndjekës në Spotify. Krijuesi i hitit “Bad Habits” la pas Ariana Granden e ka 81.64 milionë ndjekës në platformën gjigande.

Për të festuar momentin historik, Ed postoi një video të tij të veshur me një bluzë të dërguar nga Spotify për nder të arritjes së tij. T-shirt lexon “Më PYET PËR 100 MILION NDJEKËSIT E SPOTIFY” dhe ai me shaka i pyeti anëtarët e ekipit të tij turne se çfarë do të bënin ata me arritjen e tij historike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco