Modelja shqiptare rrëfen periudhën e errët të racizmit në shtetin fqinj: Na konsiderojnë banditë…

Modelja shqiptare rrëfen periudhën e errët të racizmit në shtetin fqinj: Na konsiderojnë banditë…

12:54, 12/08/2022
A+ Aa A-

Modelja me origjinë shqiptare Megi Drio (Maggie Drew) jo pak herë ka ngritur zërin mbi racizmin.

Image

Këtë fenomen ish-konkurentja e “Grek Next Top Model” e ka vuajtur edhe vetë gjatë periudhës kur jetonte në Greqi.

Së fundmi në një intervistë për revistën “Secret”, modelja shqiptare ka rrëfyer gjithë mllefin e marrë nga publiku pas daljes së saj nga reality-show grek.

“Kam marrë shumë reagime negative kur dola nga GNTM. Fillova të kisha edhe fobi, kisha frikë të dilja me makinë në rrugë. Edhe tani ngacmimet vazhdojnë në rrjetet sociale. Në Greqi kam përjetuar qëndrime raciste. Në Angli ku shkova për të studiuar gjithçka ishte më e ftohtë. Aty më trajtuan normalisht, pa i parë shqiptarët si banditë. Kemi kaluar një kohë shumë të vështirë. Edhe personat e njohur vështirë se thonë origjinën e tyre dhe kjo për shkak të Greqisë dhe mënyrës se si trajtohen. Gjithçka është shumë e trishtueshme”, u shpreh Megi.

Gjatë intervistës modelja u ndal edhe tek këshillat që i jepte nëna e saj e cila u nda nga jeta 7 muaj më parë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Megi tha se mamaja e saj ka qenë kritikja më e madhe pasi gjithmonë e këshillonte dhe shihte punën e saj nëse kishte ndonjë mangësi.

Një intervistë pa doreza mund të konsiderohet kjo e Megi Drios, pasi ajo nuk hezitoi të pranonte hapur edhe sëmundjen e saj me diabetin. Modelja u shpreh se i ka rreptësisht të ndaluara ëmbëlsirat.

Image

Më herët kujtojmë që Megi ka reaguar edhe pas deklaratave rraciste të një prezantuesje greke. Mara Meimaridi, gjatë një emisioni u shpreh “çfarë race është ky këngëtari Kristo Sadikaj”.

Kjo deklaratë bëri që Drio të reagonte fuqishëm asokohe: “Është tragjike për një grua në një moshë të tillë, që e kemi mbështetur kaq shumë. Ne duhet të japim shembuj të mirë në TV. Por, të pyesësh për shqiptarët se çfarë race janë? Çfarë race? Ne nuk jemi qen, ne jemi njerëz.

Ishte më e keqja që kam dëgjuar ndonjëherë nga një grua e moshuar. Ky ishte një faull i madh televiziv. Shqiptarët janë njerëz, ne nuk jemi as qenër dhe as mace”, shprehej ajo me një zë të fortë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco