Aurela Gaçe sqaron sërish zërat për tërheqjen nga muzika, këngëtarja ironizon kolegët

Aurela Gaçe sqaron sërish zërat për tërheqjen nga muzika, këngëtarja ironizon kolegët

12:07, 12/08/2022
A+ Aa A-

Disa kohë më parë Aurela Gaçe zbuloi momentin më të vështirë që iu është dashur të kalojë ndonjëherë: rreziku për të humbur përgjithmonë zërin e saj.

Pas kësaj deklarate, në media u krijua një zhurmë e madhe duke keqinterpretuar fjalët e këngëtares, sikur do të tërhiqej përgjithmonë nga muzika. Megjithëse ka reaguar edhe më herët, ajo vendosi t’i rikthehej kësaj situate në një intervistë të dhënë së fundmi.

E pyetur nga gazetari i “21 Media” nëse ka pasur raste që i është dashur të anulojë ndonjë performancë, këngëtarja tha: “Ka ndodhur që e kam bërë në maj në Amerikë. Vija pas një sezoni të fuqishëm në Tiranë ku vë shumë energji, dhe mbase isha pak e tejet lodhur dhe mjekja atje më këshilloi që të merrja 10 ditë pushim. Unë e thashë që do bëja pushim, mediat e bënë që Aurela lë muzikën, ore këtu më keni mua, nuk ju ndahem unë…”

Image

Intervista e shkurtër u zhvillua para një koncerti që Aurlea mbajti në Maqedoni, ku këngëtarja këndoi si gjithmonë live. Duke pasur parasysh ‘trendin’ e këngëtarëve të tjerë që shpesh në koncertet këndojnë ‘playback’, artistja u pyet se pse i qëndron besnike traditës së të kënduarit live.

“Në të gjithë botën nuk është ndonjë çudi e madhe që artisti të këndojë live. Ti shkon shikon ndonjë ndeshje futbolli ose boski? Çfarë do bëje nëse boksieri do ta kishte pre-regjistruar ndeshjen ti të paguaje biletën dhe ai të bënte sikur i binte. Unë bëj detyrën që bën çdo artist përderisa e do muzikën, për të tjerët duhet të pyesësh të tjerët, unë flas për veten time. Është detyra që duhet të bëjë secili nga ne”- tha Aurela duke shtuar më tej se, “Fakti që nuk pranoj ta gënjej publikun sepse unë kënaqem vetë. Kur performoj dhe marr energji nga publiku, është pasuri.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco