Selena Gomez flet për dëshirën për t’u martuar dhe bërë nënë, si dhe shkëputjen nga Instagram-i

Selena Gomez flet për dëshirën për t’u martuar dhe bërë nënë, si dhe shkëputjen nga Instagram-i

11:26, 12/08/2022
A+ Aa A-

Selena Gomez, në të ardhmen e sheh veten të martuar dhe me një bebush/e që e thërret “mami”. Në episodin e ri të podkastit “Giving Back Generation”, artistja zbuloi më shumë rreth dëshirave të saj në të ardhmen.

“Shpresoj të martohem dhe të bëhem nënë”, u shpreh Selena, duke theksuar se në fund, do të lodhej nga e gjitha kjo dhe me shumë mundësi do t’i përkushtohej filantropisë.

Gjithashtu, këngëtarja dhe aktorja u ndal edhe te rëndësia e një pauze nga rrjetet sociale dhe dobia e kësaj në shëndetin mendor. “Unë jam ekstremiste. Ose është njëra mënyrë, ose tjetra”, tha Selena dhe më pas shtoi: “Pra, unë hoqa dorë nga Instagram-i dhe telefoni dhe ia dhashë këtë fuqi asistentes sime. Kështu që, përpara postimeve, i dërgoj asaj një mesazh dhe nuk shqetësohem për të hyrë apo dalë (nga Instagram-i). As kodin nuk e di”.

Ajo inkurajoi të gjithë të bënin një pushim nga rrjetet sociale, qoftë edhe për pak ditë. “Ndoshta të marrësh fundjavën pushim, apo ta nisësh ditën pa i kushtuar rëndësi dhe të qëndrosh prezent/e në të tashmen. Mendoj se është kaq e rëndësishme dhe pjesë e shëndetit mendor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco