Lajmi i fundit

Zvarritet sërish kërkesa e liderit të opozitës, mungojnë prokurorët

VIDEO/ Lady Gaga goditet me një kafshë prej pellushi gjatë koncertit, ja si reagoi këngëtarja

VIDEO/ Lady Gaga goditet me një kafshë prej pellushi gjatë koncertit, ja si reagoi këngëtarja

08:22, 12/08/2022
A+ Aa A-

Lady Gaga gjatë turneut të saj në Kanada është goditur me një kafshë prej pellushi teksa performonte këngën e saj ‘Hold my hand.'

Por si profesioniste e vërtetë këngëtarja vazhdoi performancën e saj si zakonisht.

Gruaja që ka shpërndarë videon në Twitter, quhet Jo Shelton dhe ka folur për ngjarjen në “Daily Mail”: 

''Vendosa të filmoj një pjesë të finales së Lady Gagas sepse ‘Hold my hand’ është një pjesë kaq e bukur dhe do të thotë shumë për mua. Incidenti i u flimua rastësisht dhe doja ta ndaja me fansat e tjerë të dekurajuar njerëzit që të mos hedhin gjëra në skenë, sepse sado që të kenë qëllim të mirë, nuk mund të parashikoni kurrë se ku do të bjerë diçka kur e hidhni.’’ është shprehur Shelton.

Ky është i fundit në një seri incidentesh që përfshijnë anëtarë të audiencës në koncerte.

 Në Rolling Loud në korrik, Kid Cudi u largua nga skena pasi publiku nuk pushoi së hedhuri shishe drejt tij. 

Cardi B , Dua Lipa , Iron Maiden , Rage Against The Machine dhe shumë artistë të tjerë janë goditur gjithashtu nga audienca muajt e fundit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco