Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

'Është koha që ta anuloni këtë tr*p', Arbenita Ismajli reagon e revoltuar ndaj Andrew Tate

'Është koha që ta anuloni këtë tr*p', Arbenita Ismajli reagon e revoltuar ndaj Andrew Tate

16:44, 11/08/2022
A+ Aa A-

Arbenita Ismajli është njëra nga shumë njerëz të cilët janë kundër mizogjinisë së përhapur nga Andrew Tate, i famshmi i TikTok-ut. Ajo ka reagur me anë të një postimi në InstaStory ku shkruan:

“Është koha që ta anuloni këtë tr*p”.

Andrew Tate thotë se gratë i përkasin shtëpisë, nuk mund të ngasin makinën dhe janë pronë e një burri.

Image

Ai gjithashtu mendon se viktimat e përdhunimit duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet e tyre. Ai shoqërohet me vajza të moshës 18-19 vjeçare, sepse mund të “lërë një gjurmë” mbi to, sipas videove të postuara në internet.

Në klipe të tjera, kikboksieri britaniko-amerikan, i cili pozon me makina të shpejta, armë dhe e portretizon veten si një playboy që pi duhan puro– flet për goditjen dhe mbytjen e grave, hedhjen e sendeve të tyre dhe ndalimin e tyre për të dalë nga shtëpia.

“I bie me hanxhar, në fytyrë dhe e kap për qafe. Mbylle ku*vë,” thotë ai në një video, duke treguar se si do të sulmonte një grua nëse ajo e akuzonte për tradhti. Në një tjetër, ai përshkruan hedhjen e gjërave të një gruaje nga dritarja. Në një të tretë, ai e quan një ish-të dashurën që e akuzoi se e kishte goditur, një akuzë që ai e mohon, “ku*vë memece”.

Pikëpamjet e Tate janë përshkruar si mizogjini ekstreme nga organizatat bamirëse të abuzimit në familje, të afta për të radikalizuar burrat dhe djemtë për të kryer dëme të mëdha.

Por 35-vjeçari nuk është një personalitet i skajshëm që fshihet në një cep të errët të rrjetit. Në vend të kësaj, ai është një nga figurat më të famshme në TikTok, ku videot e tij janë shikuar 11.6 miliardë herë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco