Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Vajza e Eminemit është rritur dhe po merr të gjithë vëmendjen e mundshme

Vajza e Eminemit është rritur dhe po merr të gjithë vëmendjen e mundshme

11:40, 11/08/2022
A+ Aa A-

Hailie Jade Mathers është vajza e reperit Eminem. Ajo është 26 vjeç dhe numëron mbi 2.8 milion ndjekës në Instagram duke u kthyer tashmë në një blogere.

Në episodin e parë të podcast-it të saj, Hailie ka treguar se si është të jesh vajza e Eminem.

 

Vajza e legjendës së repit foli për një udhëtim që ajo dhe mikesha e saj bënë në Florida me Eminemin dhe kujtoi se babai i saj i dërgoi ata në Disney World që të mund të regjistronte në paqe.

Image

"Unë gjithmonë mendoj për atë kohë," tha Hailie. “Shkuam në Florida, babai im po punonte për diçka dhe po punonte gjatë gjithë kohës.

Ai vendosi një limuzinë në dispozicionin tonë dhe na çoi në Disney".

 

"Ishim kaq të lumtura dhe kaq të emocionuara, por nuk e vlerësonim atë moment aq shumë sa tani. Ishte thjesht e mrekullueshme", tregoi ajo.

Hailie merr shumë vëmendjen me pozat e saj dhe stilin në veshje. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco