Aktorja e famshme shprehet e penduar për skenat nudo

Aktorja e famshme shprehet e penduar për skenat nudo

10:34, 11/08/2022
A+ Aa A-

Amanda Seyfried, që ju e njihni për rolet e ndryshme në mes të viteve 2000' në filma si "Mean Girls" apo "Mamma Mia", është shprehur e penduar për skenat nudo që ka xhiruar në fillimet e karrierës së saj.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, e cila ka tërhequr mjaft vëmendje, aktorja e njohur zbuloi se ishte vënë në situata të pakëndshme, madje edhe ishte vënë në presion. kur u bë pjesë e botës së aktrimit.

 

“Të jesh 19 vjeç, duke ecur pa të brendshme, po tallesh me mua? Si e lashë të ndodhte?” -tha ajo në një intervistë për Porter- “Oh, e di pse: isha 19 vjeç dhe nuk doja të mërzisja askënd dhe doja të vazhdoja punën time. Kjo është arsyeja pse.”

 

Kështu, artistja që e ka nisur punën në industri që 15 vjece, në serialet e njohura “As The World Turns” dhe “All My Children”, u shpreh se në fakt ka ndjerë presionin e e humbjes së punës, nëse nuk do t'i pranonte skenat, por tani është penduar dhe sigurisht, nuk do ta kishte marrë të njejtin vendin sërish. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco