Mike Tyson ‘falimenton’: I kam shpenzuar të gjitha paratë për femrat

Mike Tyson ‘falimenton’: I kam shpenzuar të gjitha paratë për femrat

08:54, 11/08/2022
A+ Aa A-

Mike Tyson është pothuajse "i falimentuar", teksa të gjitha paratë që ka fituar nga betejat e tij ikonike në ring, kampioni i boksit thotë se i ka shpenzuar për partneret dhe veset e tij. 

I intervistuar në podcastin “The Pivot”, Tyson rrëfeu se kishte shpenzuar rreth 500 milionë dollarë për femrat që kishte pasur gjatë këtyre viteve, por edhe për festat e "cmenduritë" e tjera që ka bërë. 

 

“Milionët e mi të fundit u shpenzuan për rehabilitimin tim. Nga gati 500 milionë që fitova si boksier, nuk më ka mbetur thuajse asgjë."- thotë legjenda e boksit- " Të gjitha shkuan për femrat gjatë 15 apo 16 viteve. Mendoja se kisha shumë para, por le të themi që më kanë mbaruar”.

 

Nga ana tjetër, Tyson ka rikonfirmuar deklaratën e tij të mëparshme, duke bërë me dije se nuk do t’u lërë asgjë si trashëgimi fëmijëve të tij:. Arsyeja? Për ta thënë shqip: Nuk do t'i llastojë. Ose ndoshta tani nuk ka më para për t'ja lënë më.

 

“Ajo që unë u lë atyre është mësimi se duhet të punojnë shumë dhe të luten. Paraja nuk do t’i ndihmonte, përkundrazi do t’i dëmtonte, sepse nuk do t’i mësonte ata të kujdesen për veten e tyre, për të kapërcyer vështirësitë dhe për të qenë punëtorë”.- shprehet Iron Mike. 

 

Megjithatë, mbetja pa para nuk është i vetmi shqetësim që Tyson ka tani, teksa prej ditësh ndodhet në një "luftë" me platformën e transmetimit "Hulu. Sic është bërë me dije, në këtë platformë do të shfaqet premierë më 25 gusht seriali "Mike", i bazuar në historinë e jetës së boksierit. Polemikat kanë ardhur pasi ish-sportisti ka shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si Hulu e ka realizuar produksionin, sipas tij duket mos kontaktuar me të për t'u konsultuar për disa episode të jetës së tij. Le të themi që akuzat e tij janë goxha të rënda.

 

“Hulu është versioni i transmetimit të tregtisë së skllevërve. Ata vodhën historinë time dhe nuk më kanë paguar. Mos lejoni që t’ju mashtrojnë. Unë nuk e mbështes aspak historinë e tyre për jetën time. Nuk është viti 1822, por 2022. Kanë vjedhur historinë e jetës sime dhe nuk jam paguar. Për drejtuesit e Hulu unë jam thjesht një “negro” që mund ta shesin në ankand,”- ka shkruar Iron Mike në Instagram-in e tij. 

Gjithsesi ne jemi ende duke vrarë mendjen si i ka shpenzuar 500 milionë dollarë, megjithëse po ta mendosh, të kesh një tigër në shtëpi dhe gjëra të këtij lloji, me siguri kanë njëfarë kostoje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco