Elvana Gjata fjalë të ëmbla për Dua Lipën:'Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur...

Elvana Gjata fjalë të ëmbla për Dua Lipën:'Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur...

22:19, 10/08/2022
A+ Aa A-

Elvana Gjata ka qenë një ndër këngëtaret që performoi në “Sunny Hill Festival” dhe performanca e saj mori shumë vëmendje.

Së fundmi, ajo ka shpenzuar pak kohë me këngëtaren me famë botërore, Dua Lipën dhe familjen e saj.

Jo vetëm kaq por Elvana ka postuar edhe foto me Duan.

Ajo shkruan se kaloi një kohë shumë të mirë me Duan dhe me familjen e saj. Gjithashtu, Elvana komplimentoi Duan duke shkruar: “Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë”

"Kalova një kohë kaq të shkëlqyer me ju, Dua Lipa dhe familjen tuaj të mrekullueshme. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, ndërsa vazhdon të jesh kaq modeste! Të gjithë jemi krenarë për karrierën tënde dhe për gjithçka që ke bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën. Shumë dashuri.”, shkruan Elvana.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco