Iva Tiço flet si rrallëherë për vështirësitë me bashkëshortin

Iva Tiço flet si rrallëherë për vështirësitë me bashkëshortin

13:45, 10/08/2022
A+ Aa A-

Gazetarja e njohur, Iva Tiço, ka treguar prej kohësh se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj.

Megjithatë ajo ka vendosur ta mbajë partnerin e saj larg syrit të medias duke mos e zbuluar identitetin e tij.

 

Së fundmi ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ajo u pyet nëse ka pasur vështirësi në komunikim me partnerin, duke marrë parasysh se ai nuk është shqiptar.

“A ka qenë i vështirë komunikimi me bashkëshortin në fillim (jo në shqip)?”, e pyet ndjekësja.

 

Iva Tiço zbuloi në përgjigjen e saj se komunikimi me bashkëshortin e saj është ende i vështirë, duke marrë parasysh natyrën e saj.

 

“Është akoma i vështirë, sidomos për një natyrë si e imja që i kam gjërat të lidhura me të folurën, komunikimin (binjakët) dhe që i kushtoj vëmendje gjë ngjyresave të fjalëve herë pas here bëhem shumë nervoze kur nuk e them dot me fjalë atë që kam në mendje në gjuhën tonë, anglisht me ndonjë fjalë shqipe nëpër të”, shkruan gazetarja e njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco