Bella Hadid tregon se ka qenë e varur nga alkooli: ‘Më ndihmonte të menaxhoja ankthin’

Bella Hadid tregon se ka qenë e varur nga alkooli: ‘Më ndihmonte të menaxhoja ankthin’

12:59, 10/08/2022
A+ Aa A-

Problemet me alkoolin janë shumë të zakonta edhe mes njerëzve të famshëm dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po flasin publikisht.

Nga Chrissy Teigen, e cila ndau se festoi përvjetorin e saj të parë pa pirë alkool në mediat sociale, deri tek Anne Hathaway e cila foli për vendimin e saj për të hequr dorë nga alkooli për 18 vjet, të famshmit po hapen dhe po thyejnë stigmën rreth alkoolit.

E famshmja e fundit që ka folur për marrëdhënien e saj me alkoolin është supermodelja Bella Hadid.

Në bisedën me InStyle për kompaninë që ajo bashkëthemeloi, markën e pijeve joalkoolike Kin Euphorics, Hadid nuk u përmbajt kur iu desh të diskutonte qasjen ndaj alkoolit në ditët e sotme.

Supermodelja është mbështetur më parë tek alkooli për ta ndihmuar me ankthin, por në ditët e sotme po i jep përparësi mirëqenies së trurit të saj.

“Me kalimin e viteve, gjithmonë e kam gjetur veten duke iu rikthyer alkoolit kur ndiej pak energji, ose kur ankthet e mia fillojnë të shfaqen”, tha ajo. “Kam pakësuar vërtet konsumin e alkoolit këtë vit dhe e kam bërë kujdesin për trurin prioritetin tim përfundimtar”.
 

Dhe ndërsa Bella ende nuk ka hequr dorë 100% nga alkooli, ajo është mësuar të zvogëlojë sasinë që konsumon.

“Moderimi është gjithçka për mua”, ndan Bella. "Ndërsa rrallë dehem tani, e kam ndërprerë plotësisht alkoolin e rëndë... Kam mësuar se çfarë mund të përballojë dhe çfarë nuk mund të përballojë trupi im.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco