Lajmi i fundit

LIVE- SYRI TV/ Pedagogët në protestë tek Universiteti i Tiranës

Aktori i njohur  tregon për herë të parë mbi sëmundjen e rrallë

Aktori i njohur tregon për herë të parë mbi sëmundjen e rrallë

09:15, 10/08/2022
A+ Aa A-

Aktori shumë i njohur, Ashton Kutcher ka folur për herë të parë mbi betejën e tij private me një sëmundje të rrallë shëndetësore.

‘Access Hollywood’ ndau një përmbledhje të episodit të ardhshëm të aktorit në ‘Running Wild with Bear Grylls’, gjatë së cilës ai foli mbi sëmundjen autoimune publikisht për herë të parë.

 

“Ashtu si dy vjet më parë, unë pata këtë formë të çuditshme, super të rrallë të vaskulitit, që sikur më hoqi shikimin, dëgjimin, gjithë ekuilibrin tim,” i tha ai prezantuesit Bear Grylls për gjendjen, e cila përfshin inflamacion i enëve të gjakut.

 

Vaskuliti është një sëmundje e rrallë autoimune që mund të shkaktojë inflamacion të enëve të gjakut duke rezultuar në kufizimin e rrjedhës së gjakut.

Ekzistojnë shumë forma të vaskulitit, por shumica e tyre atakojnë së paku një organ.

 

“Më u desh një vit për tu shëruar. Ne nuk i vlerësojmë gjërat derisa nuk i kemi më. Unë nuk e di nëse do të jem në gjendje të shoh përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të dëgjoj përsëri, nuk e di nëse do të jem ndonjëherë në gjendje të eci përsëri?”

 

Në klipin paraprak, 44-vjeçari – i cili ka dy fëmijë me gruan Mila Kunis – vuri në dukje se ai është “me fat që është gjallë” pas betejës shëndetësore teksa tregon se si ka ndikuar në këndvështrimin e tij për jetën.

“Në momentin kur filloni t’i shihni pengesat tuaja si gjëra që janë krijuar për ju, për t’ju dhënë atë që ju nevojitet, atëherë jeta fillon të bëhet argëtuese, apo jo?” tha ai. “Ju filloni të bëni sërf mbi problemet tuaja në vend që të jetoni nën to.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco