Ish-konkurrentja e Për’puthen habit me deklaratën: Dua të rezervoj një vend...

Ish-konkurrentja e Për’puthen habit me deklaratën: Dua të rezervoj një vend...

22:00, 09/08/2022
A+ Aa A-

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here realizon biseda me ndjekësit e saj.

Image

Së fundmi ajo iu ka rrëfyer ndjekësve se po mendon të largohet jashtë Shqipërisë.

“Kam një mendje të rezervoj një vend në gomone e të iki për Angli”- shkruan ajo në Instastory, ku hapi një ‘ask me a question’ .

Image

Një ndjekës e ka pyetur nëse e kishte seriozisht dhe ajo u shpreh se: “Nuk e kam seriozisht, nëse do iki kam për të ikur në mënyrë ligjore”, duke zbuluar më pas edhe sugjerimet dhe ‘ofertat’ e ndjekësve të tjerë.

Image

Kujtojmë se ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka bërë disa ndryshime në fizikun e saj. Fillimisht, 23-vjeçarja vendosi balonin gastrik për të rënë në peshë e më pas iu nënshtrua një ndërhyrjeje në gjoks për ta zmadhuar atë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco