Pas martesës në fshehtësi, ja disa ‘gjëra’ që nuk i keni ditur për partnerin e Rita Orës

Pas martesës në fshehtësi, ja disa ‘gjëra’ që nuk i keni ditur për partnerin e Rita Orës

18:24, 09/08/2022
A+ Aa A-

Kryefjalë e mediave rozë ditën e sotme padyshim ishte martesa e këngëtares së njohur shqiptare Rita Ora dhe regjisorit Taika Waitit. Dyshja e celebruan dashurinë e tyre në martesë  në një ceremoni private në Londër ku lajmi fillimisht u bë i ditur nga prestigjozja “The Sun”.

Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë. Të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa të dashuruar janë”, tha burimi që konfirmoi lajmin për gazetën britanike 

Më poshtë po ju listojmë disa nga tiparet e rëndësishme që nuk i keni ditur për Taika Waititi.

1.Regjisori është me origjinë nga Zelanda e Re dhe karrierën e tij e filloi në vitet 1990 ku ka luajtur në seri të ndryshme televizive dhe filma të shkurtër. Disa nga filmat e tij më të njohur janë: “Boy, Thor: Ragnarok, Jojo Rabbit dhe Thor: Love and Thunder.

Image

2.Debutimi i Taika-s në tapetin e kuq me Ritën ishte në premierën e ‘The Suicide Squad’

Në premierën në fjalë regjisori pati një rol të vogël ku në eveniment u shfa në krahët e partneres së tij teksa ishte i lumtur duke buzëqeshur përballë kamerave. Rita kishte veshur një fustan të bardhë ndërsa regjisori mbante një kostum gri pa kravatë.

Image

3.Taika ka fituar shumë çmime prestigjioze për punën e tij

Disa nga çmimet përfshijnë një çmim Academy Award, BAFTA Award dhe madje një çmim Grammy për kolonën zanore të një filmi. Ai gjithashtu është nominuar për shumë çmime të tjera gjatë viteve, duke përfshirë Primetime Emmy Awards.

Image

4.Ai ka dy fëmijë

Taika ka qenë i martuar me producenten Chelsea winstanley nga viti 2011 deri në vitin 2018 dhe ata kanë dy vajza së bashku: Te Hinekahu, 10 vjeç, dhe Mateëa Kiritapu, 6 vjeç.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco