Fotoja e Dua Lipës dhe J Balvin bën jehonë në mediat ndërkombëtare

Fotoja e Dua Lipës dhe J Balvin bën jehonë në mediat ndërkombëtare

17:11, 09/08/2022
A+ Aa A-

“Sunny Hill Festival” ka bërë një bujë të jashtëzakonshme edhe jashtë kufijve shqiptarë. Performancat e jashtëzakoshme të këngëtarëve shqiptarë dhe të huaj elektrizuan skenën.

J Balvin ishte një ndër këngëtarët që dhuroi më së tepërmi spektakël. Së fundmi, revista mjaft e njohur amerikane “Rolling Stone” ka publikuar një foto të J Balvin dhe Dua Lipës .

“Superyjet bëhen bashkë në Kosovë”, shkruhet në foto.

Image

Kujtojmë që Dua Lipa dhuroi gjithashtu një super performancë natën e parë të “Sunny Hill Festival”.

Ajo ndodhet ende në Prishtinë edhe pse Sunny Hill Festival mbaroi.

Dua po viziton vende të Prishtinës ku nuk ngurron t’i publikojë edhe në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka qenë në ‘Manifesta 14’. Jo vetëm kaq por ai i ka ftuar të gjithë që ta vizitojnë këtë ekspozitë arti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco