Martohen Rita Ora dhe Taika Waititi

Martohen Rita Ora dhe Taika Waititi

16:45, 09/08/2022
A+ Aa A-

Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar!

Ata kanë zhvilluar një ceremoni të fshehtë në Londër.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë të ftuarit. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë.”- raporton ‘The Sun UK’.

Mësohet se këngëtarja tashmë ka ndryshuar emrin e saj- tashmë ajo quhet Rita Waititi-Ora.

Artistja kishte preferuar gjithnjë një dasmë të vogël. Mirëpo burimi për “The Sun UK” zbulon se është planifikuar edhe një tjetër festë, por që do jetë gjigante.

“Është planifikuar edhe një festë e madhe, siç ndodh shpesh me njerëzit e showbiz-it, por mos prisni ta shihni ndonjë ceremoni të bujshme.”

Dyshja janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin dhe për pasojë, vendosën që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë në martesë.

Ata u lidhën së bashku në maj të vitit 2021 dhe ata shpesh janë fotografuar së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco