VIDEO/ Michael Jordan shijon pushimet e tij në Halkidiki në një jaht luksoz

VIDEO/ Michael Jordan shijon pushimet e tij në Halkidiki në një jaht luksoz

11:15, 08/08/2022
A+ Aa A-

Micheal Jordan ka zgjdhur Greqinë për të kaluar disa momente relaksi.

Basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave që tashmë është një biznesmen i suksesshëm me ‘Jordan brand’ po pushon në Halkidiki.

Por ajo që bie në sy është jahti ultraluksoz O’Pari, i gjatë 94 metra  e cila është ndërtuar në Greqi dhe që firma “Air’’ e Jordan e merr me qira për një shumë prej 4 milionë euro në muaj.

O’Pari mnd të strehojë 12 të ftuar dhe 29 persona të tjerë si staf zyrtar, ndërsa secila nga dhomat e saj kanë një dekorim të ndryshëm për të dhënë ndjesinë e një hoteli lundrues.

Sai përket komoditeteve që ai ofron, megajahti ka një pishinë të hapur dhe një kinema në kuvertë.

 Duhet theksuar se Michael Jordan ka edhe jahtin e tij të quajtur Joy, të cilin e përdor për ekskursionet e tij në Karaibe. 

Vlera e saj është 80 milionë dollarë dhe ka shumë më tepër komoditet.

Kjo nuk është hera e parë që Michael Jordan zgjedh Greqinë për pushimet e tij, pasi ishte dhe në vitin 2013 për muajin e mjaltit pas martesës me kubanezen-amerikane Yvette Prieto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco