Merita Halili zbulon pengun e saj në jetën profesionale

Merita Halili zbulon pengun e saj në jetën profesionale

09:58, 08/08/2022
A+ Aa A-

Ditën e djeshme përballë Xheraldina Vulës ishin çifti i njohur i muzikës popullore shqiptare, Merita Halili dhe Raif Hyseni.

Artistët sollën shumë të qeshura dhe energji pozitive në studion e “N’majë t’gjuhës”.

 

Teksa ka folur për fillimet e karrierës së saj dhe dashurinë për muzikën popullore, Merita na zbuloi një tjetër pasion të saj i cili i ka mbetur peng që nuk e ka provuar.

Bëhet fjalë për aktrimin, posaçërisht komeditë.

 

“Nëse nuk do të isha bërë këngëtare, do të doja të bëhesha aktore komedie. Jo dramatike sepse unë nuk jam asnjëherë e tillë. Por miqtë dhe njerëzit e dashur që më njohin mua, e dinë që unë kam shumë humor të lezetshëm. Kjo mund të kishte qenë një pjesë tjetër për mua në art”, u shpreh këngëtarja.

E ky rrëfim i saj u pasua nga batuta e Raifit: “Ka humor me miqtë ndërsa me mua ka dramë”. Duke u përfunduar nga përgjigja e Xherit: “Burrat e kërkojnë dramën”.

Ky moment jo vetëm që shkaktoi shumë të qeshura në studio, por na zbuloi një tjetër anë të Meritës të cilën jo shumë veta e dinin.

Gjithsesi ne na vjen mirë që ajo zgjodhi muzikën sepse Shqipërisë do t'i kishte munguar një zë i tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco