Ndahet nga jeta aktorja e famshme, shumë e njohur për rolet e saj

Ndahet nga jeta aktorja e famshme, shumë e njohur për rolet e saj

09:40, 08/08/2022
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta aktorja e njohur greke Dora Kostidou.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktores së famshme 85-vjeçare e ka bërë të ditur Spyros Bibilas.

 

“Sot na la një nga zonjat më dinjitoze të kinemasë greke që përshkoi dekadën e artë të viteve ’60, një grua e bukur që u zgjodh MISS GREQIA në konkursin e bukurisë në vitin 1957, një aktore që i shërbeu teatrit me etikë dhe qëndrueshmëri. familjar dhe perfekt ne cdo gje…“, shkruan Biblias në Facebook.

Image

Aktorja Dora (Theodora) Kostidou ka lindur në vitin 1937 në Selanik dhe ka studiuar në Shkollën e Dramës Pelos Katseli.

Ajo fitoi titullin Miss Greqia në vitin 1957 dhe punoi si modele në Itali për një vit.

 

Ndër të tjera, aktorja ka marrë pjesë në shumë prej filmave të “epokës së artë”, si “Lypësi i dashurisë”, “Kazanova”, “Nuk jam i çnderuar”, “Panomi pothos”, “Nusja e pamartuar”, “Një dita e babait tim” dhe “Ou!… Oh!…”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco