Pyetjet që duhet t’i bësh partnerit/es për të mbajtur gjallë romancën

Pyetjet që duhet t’i bësh partnerit/es për të mbajtur gjallë romancën

19:03, 07/08/2022
A+ Aa A-

Cili është sekreti i të mbajturit gjallë romancën? Të bësh sa më shumë pyetje!

Ç’PYETJE DUHET TË BËSH KUR PO NJIHESH ME DIKË?

Cilat janë disa nga ëndrrat e tua?

A ka ndonjë ish që të ka mbetur në mendje për mirë?

Cili është takimi më i keq romantik për ty?

Cili ka qenë personi i parë që ke pasur qejf?

Sipas teje, cili është përkufizimi i një marrëdhënieje të shëndetshme?

Cili është miku/ja yt/jote më i/e vjetër?

Ç’të pëlqen më së shumti nga e tashmja?

Çfarë do të doje të ndryshoje në jetën tënde?

Ç’PYETJE DUHET TË BËSH KUR TASHMË JENI ÇIFT?

Ç’mendove kur më pe për herë të parë?

Ç’të bëri të mendosh se unë jam e duhura?

Cila është gjëja që të surprizoi më shumë nga unë?

Cili veprim i imi të eksiton gjithmonë?

Për çfarë je më së shumti krenar?

Nëse nuk do e vrisje mendjen për paratë, si do e shpenzoje kohën?

Në 5 vitet e fundit, cili është vendimi më i rëndësishëm që ke marrë?

Kur t’u thye zemra për herë të parë? Kush ta theu dhe si mund ta përshkruash si përvojë?

Cila është gjuha jote e dashurisë?

Cilët janë kufijtë që ke me mua, të afërmit, miqtë dhe familjarët?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco