Pas 9 muajsh lidhje, ja cila është arsyeja e ndarjes së Kim dhe Pete Davidson

Pas 9 muajsh lidhje, ja cila është arsyeja e ndarjes së Kim dhe Pete Davidson

10:15, 06/08/2022
A+ Aa A-

Diferenca në moshë e Kim Kardashian dhe Pete Davidson bëri që ata të ndaheshin në fillim të kësaj jave, konfirmuan burimet ekskluzivisht për Page Six.

“Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41 – ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin”, thotë burimi i brendshëm.

“Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë në New York, ose kudo që ai të jetë në atë moment”, shton burimi. “Por Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet te fëmijët.”

Burimi thotë gjithashtu se Kardashian, e cila drejton biznese të shumta ishte “plotësisht e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj”.

Ylli i “Kardashians” së fundmi ka pasur një marrëdhënie të trazuar me ish-in e saj Kanye West, gjë që shkaktoi grindje gjatë kohës që ajo ishte në lidhje me Pete.

“Kur Kim është me dikë tjetër, Kanye mund të shkaktojë probleme me fëmijët. Ai përpiqet të përçajë lidhjet e Kim, nuk mund ta ndalojë veten.

Ajo është një nënë vërtet e përkushtuar dhe fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të parët. Kim dëshiron dhe ka nevojë për harmoni në shtëpi dhe në jetën e saj”, shtoi burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco