Historia e çuditshme/ Dërgon vëllain në dasmën e tij për ta zëvendësuar si dhëndër

Historia e çuditshme/ Dërgon vëllain në dasmën e tij për ta zëvendësuar si dhëndër

18:40, 05/08/2022
A+ Aa A-

Një histori e pabesueshme me protagonist sulmuesin e Malmos, Mohamed Bouia Turai, është bërë virale në rrjetet sociale, me 27-vjeçarin që është detyruar të dërgoi vëllain e tij për ta zëvendësuar në ceremoninë e martesës.

Gjithçka nisi pasi Malmo i kërkoi futbollistit të paraqitej më shpejt në grumbullimin parasezonal me skuadrën, por Turai kishte planifikuar martesën me gruan e tij në datën 21 korrik të cilën nuk mund ta anulonte duke u detyruar të dërgonte vëllain e tij për ta zëvendësuar.

Futbollisti ka shpjeguar se fotot e tij me bashkëshorten ishin bërë më përpara dhe se vëllai i tij thjesht e zëvendësoi gjatë ceremonisë.

“Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leon, por unë nuk isha atje sepse Malmo më kërkoi të vija më herët në përgatitje. Fotot i bëmë më parë. Kështu që duket sikur isha atje, por jo. Vëllai im shkoi për të më përfaqësuar mua në dasmë”, u shpreh Turai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco