Kevin Spacey humb gjyqin me 'House of Cards', ja vendimi që u mor ndaj tij

Kevin Spacey humb gjyqin me 'House of Cards', ja vendimi që u mor ndaj tij

15:45, 05/08/2022
A+ Aa A-

Një gjykatës vendosi të enjten që Kevin Spacey dhe kompanitë e tij të prodhimit duhet t’u paguajnë krijuesve të “House of Cards” gati 31 milionë dollarë për shkak të humbjeve të shkaktuara nga shkarkimi i tij në vitin 2017 për ngacmimin seksual të anëtarëve të ekipit. Vendimi jep një dëmshpërblim prej 30,9 dollarësh në favor të MRC dhe kompanive të tjera që prodhuan serialin e Netflix. Në vendim shkruhet se Spacey dhe avokatët e tij ‘dështojnë të demonstrojnë se kjo është madje një çështje e mbyllur’.

“Ne jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës,” tha avokati i MRC Michael Kump në një email.

Spacey i ka mohuar akuzat përmes avokatëve dhe zëdhënësit të tij.

Spacey shkeli kërkesat e kontratës së tij për sjellje profesionale me disa ‘sjellje të caktuara në lidhje me disa anëtarë të ekuipazhit në secilin nga pesë sezonet në të cilat ai luajti’, sipas një dosjeje nga Kump.

Si rezultat, MRC-së iu desh të pushonte Spacey-n, të ndalonte prodhimin e sezonit të gjashtë të serialit, ta rishkruante atë për të hequr personazhin qendror të Spacey-t dhe ta shkurtonte atë nga 13 në tetë episode për të përmbushur afatet, duke rezultuar në dhjetëra miliona humbje sipas dokumenteve të gjykatës.

Image

vokatët e Spacey-t argumentuan në dosjet e tyre se vendimi për ta përjashtuar atë nga sezoni i gjashtë i shfaqjes erdhi përpara hetimit të brendshëm.

Vendimi erdhi pas një lufte ligjore prej më shumë se tre vjetësh dhe një seance tetë-ditore që u mbajt sekret nga publiku, së bashku me pjesën tjetër të mosmarrëveshjes, derisa ankesa e Spacey u hodh poshtë dhe u la në fuqi vendimi në nëntor.

Karriera e fituesit të Oskarit 63-vjeçar u ndal papritur në fund të vitit 2017, pasi lëvizja #MeToo mori vrull dhe akuzat kundër tij u hodhën nga disa persona.

Spacey u hoq nga projektet, veçanërisht “House of Cards”, thriller politik i Netflix ku për pesë sezone ai luajti personazhin kryesor Frank Underwood, një kongresmen i etur për pushtet që bëhet president.

Muajin e kaluar, Spacey u deklarua i pafajshëm në Londër për akuzat për sulm seksual ndaj tre burrave një dekadë ose më shumë më parë, kur ai ishte drejtor i teatrit Old Vic atje. Avokati i tij tha se ai ‘i mohon fuqishëm’ akuzat. Ai do të përballet me gjyqin vitin e ardhshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco