Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

 Kylie Jenner përballet me akuzat për mungesë higjene: Turp…

Kylie Jenner përballet me akuzat për mungesë higjene: Turp…

14:58, 05/08/2022
A+ Aa A-

Kylie Jenner i është përgjigjur akuzave se nuk respekton protokollet sanitare në kompaninë e saj Kylie Cosmetics.

Frustrimi i përdoruesve në rrjetet sociale erdhi pasi ylli i “The Kardashian” postoi disa fotografi ku dukej veshur me një pallto laboratori dhe pa doreza ndërsa pozonte në kompaninë së saj.

Image

Benzinë zjarrit i shtoi edhe artisti i grimit dhe zhvilluesi i kozmetikës, fitues i çmimit Emmy, Kevin James Bennett. Ndër të tjera ai u shpreh: “çfarë laboratori injorant e lejoi [Jenner] të prekte gjërat pa ndjekur protokollet e duhura sanitare?”

Image

Së fundmi, ka ardhur reagimi nga pronarja e “Kylie Cosmetics” e cila iu drejtua personalisht Kevin, duke u shprehur se nuk ishte tek fabrika prodhuese dhe se kurrë nuk do të anashkalonte protokollet sanitare.

“Kevin kjo foto nuk është bërë në një fabrikë prodhuese. Unë kurrë nuk do t’i anashkaloja protokollet sanitare dhe as ndonjë pronar tjetër i famshëm ose markë bukurie.”

“Unë isha duke krijuar mostrat e mia argëtuese dhe duke bërë fotografi askund afër prodhimit masiv,” vazhdoi të shkruante ylli televiziv. “Askush nuk po i vë klientët në rrezik!”

Kylie përfundoi, “Turp për ty Kevin për përhapjen e informacionit të rremë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco