Pesë muaj pas përfundimit të 'BBV', Monika hedh akuza të rënda ndaj produksionit

Pesë muaj pas përfundimit të 'BBV', Monika hedh akuza të rënda ndaj produksionit

12:19, 19/07/2022
A+ Aa A-

Monika Lubonja është një ndër personazhet më të komentuar të Big Brother Vip.

Sidomos pas daljes së saj nga shtëpia, aktorja ia doli të qëndronte në qendër të vëmendjes me deklaratat e saj herë pas here. Nuk janë të pakta rastet, kur Monika komunikon virtualisht me ndjekësit e saj. Edhe së fundmi, fansat e ish-banores së BBV kanë pyetur dhe Monika nuk ka hezituar të përgjigjet. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pyetjet më të shumta ishin rreth miqësive me ish-banorët e Big Brother.

Mirëpo çfarë tërhoqi vëmendje nga përgjigjet e Monika Lubonjës ishte njëra në lidhje me Donald Veshajn.

“Po me Donaldin (a ke miqësi)? Nuk është më mik i mirë. Gjithsesi momentet tuaja në Big i shikojmë ende.”-ishte pyetja e ndjekësit.

Aktorja nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë se në të vërtetë miqtë duan kohë dhe asgje nuk është si duket. Përveç kësaj, Monika hodhi dhe një thumb, për organizatorët e spektaklit duke u shprehur me fjalë të tjera se janë ato që vendosin si del një njeri në sytë e publikut.

“Miqtë duan vite dhe kohë të quhen të tilë, nuk mjafton një format televiziv. Të gjithë janë të mirë ose jo, varet nga montazhi,”– është shprehur Monika.

Kujtojmë që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Lubonja ka thënë se ka ngelur pak e zhgënjyer nga formati sepse kishte dhënë më shumë seç duhet brenda shëtpisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco