Si përfundim, është arrestuar apo jo Drake nga policia në Suedi?

Si përfundim, është arrestuar apo jo Drake nga policia në Suedi?

11:36, 19/07/2022
A+ Aa A-

Drake dhe ekipi i tij nuk duket se janë në një mendje këto kohë. E themi këtë për shkak se vetë reperi ka konfirmuar se ka pasur probleme me policinë në Suedi, fill pasi ekipi i tij e kishte mohuar një gjë të tillë për mediat. Megjithatë detajet janë ende shumë të paqarta.

Artisti postoi një seri fotosh ditën e diele, duke na treguar aventuarat e tij të fundit dhe një prej këtyre fotove ishte pikërisht një fletë që i ishte dhënë nga autoritetet suedez, duke i dhënë fund spekulimeve disa ditore të problemeve të tij me ligjet nordike.

Dokumenti është lëshuar mesa duket nga autoritetet suedeze aka Polisen dhe titullohet: Informacion për ata që Dyshohen për një Krim apo që janë mbajtur në Arrestim. Një titull shumë informues.

Kjo letër shpjegon të drejtat e Drake nën ligjin suedez, që janë shumë të ngjashme me ligjet në SHBA apo vende të tjera, ndër të tjera duke i shpjeguar arsyen pse është arrestuar nga Policia dhe të drejtën për të pasur mbrojtje ligjore.

Po ashtu thuhet se edhe konsullata e shtetit të Drake është njoftuar dhe çështja po sqarohet, ndërkohë që nuk duket se është diçka shumë serioze. Thashethemet thonë se Drake ishte arrestuar për marijuanë teksa festonte në një klub në Suedi, dhe duke hamendësuar se është e vërtetë, ose më mirë të themi duke qenë se është e vërtetë se dokumenti e aprovon, tani ai duhet të jetë liruar. Meqë e postoi edhe në Instagram.

Por përse ekipi i tij e mbajti të fshehtë dhe Drake vetë e postoi, këtë ende nuk e dimë. Ndoshta reperi ka menduar se është diçka interesante për t’u bërë. Po që nuk e ka keq…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco