Vera e gjeti vetëm apo në çift? Përgjigjen na e tregoi vetë Mozzik

Vera e gjeti vetëm apo në çift? Përgjigjen na e tregoi vetë Mozzik

08:42, 19/07/2022
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, bëri xhiron e web-it lajmi se miqësia mes reperëve të njohur, Mozzik dhe Noizy ishte krisur.

Në tetor të vitit të shkuar,  Mozzik dhe Noizy sollën këngën "Bonjour Madame". Bashkëpunimi i parë muzikor i dy reperëve të njohur, u prit mjaft mirë nga publiku dhe brenda pak muajve u kthye ndër më të dëgjuarit kudo.

Që nga ai moment, reperët krijuan edhe një shoqëri shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, por duket se gjërat nuk janë si më parë dhe këtë e kuptuam ga një lundrim i thjeshtë në YouTube. Dy artistët kanë fshirë këngën nga kanalet e tyre repsektive, duke konfirmuar se raportet mes tyre janë krisur.

Thuhet se shkak për prishjen e miqësisë së tyre është bërë raporti i Noizy-t me Loredanën. Ata kanë publikuar para disa javësh "Heart Attack" dhe në rrjet kanë shpërthyer thashethemet se mes tyre ka patur diçka më shumë se një bashkëpunim muzikor. Kujtojmë se dy ditë më parë Mozzik publikoi "Bespreme" dhe fansat e lidhën menjëherë me Loredanën. Dhe siç thotë populli ku ka zë, s'është pa gjë.

Mirëpo ndërkohë që në playlist-ën e tij të suksesshme gjendet një këngë më pak, duket se edhe në jetën personale ka mungesa.
Së fundmi, ai ka realizuar një intervistë të vogël virtuale në Instagram ku përveç karrierës, ka folur edhe për çështjet e zemrës.

Pyetjes nëse është single apo me dikë, ai i është përgjigjur kështu.

Image

Vera nuk ka mbaruar akoma kështu që Mozzik ka akoma shanse për të gjetur gjysmën e tij. Kujtojmë që ai sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Bespreme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco