Avancon me hapa të shpejtë 'romanca' e re e Gerard Piques

Avancon me hapa të shpejtë 'romanca' e re e Gerard Piques

13:46, 07/07/2022
A+ Aa A-

Menjëherë pas ndarjes së bujshme të Gerard Piques me Shakirën, u aludua në rrjet për një romancë të re të mbrojtësit të Barcelonës.

Lidhja e Piques me partneren e supozuar duke se ka avancuar me hapa të shpejtë duke u njohur edhe me fëmijët e tij.

Ky lajm është bërë i ditur nga Laura Fa dhe Lorena Vasquez në podkastin “Mamarazzi”, ku tregojnë se fundjavën e kaluar futbollisti së bashku me Milan dhe Sashën shkuan në Kupën e Botës së Balonave. Në këtë event ishte prezente edhe bjondja 22-vjeçare, e cila ishte parë duke luajtur me fëmijët.

Image

Kjo nuk është e vërtetë pasi 22-vjeçarja i është bashkuar së fundmi ekipit të “Kosmos”. Vajzat e podkastit “Mamarazzi” shtojnë se Pique dhe vajza bionde në punë kanë një marrëdhënie shumë diskrete dhe komunikojnë vetëm fshehurazi.

Ata zbuluan gjithashtu se Gerard mbërriti të shtunën në ortë e para të mëngjesit në aeroportin El Prat nga Dubai, një udhëtim që ai bëri me bionden e re. Sipas informacioneve që u zbuluan nga një punonjës i aeroportit, mbrojtësi i Barcelonës ka udhëtuar në klasën biznes së bashku me të dashurën e tij, sipas burimit.

Ata kanë zbuluar gjithashtu se vajza që aludohet për një lidhje me Piquen punon në kompaninë e mbrojtësit të Barces, “Kosmos”, shkruan gazeta sportive spanjolle “Marca”. Madje, edhe saktësuan atë që përflitej në mediat e tjera se në fakt në kompani ajo është krahu i djathtë i futbollistit.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco