FOTO/ Einxhel Shkira shtatzënë? Tregon testin pozitiv

FOTO/ Einxhel Shkira shtatzënë? Tregon testin pozitiv

21:49, 06/07/2022
A+ Aa A-

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë dyshja më e komentuar e showbizzit shqiptar. Sot DJ Dagz feston ditëlindjen dhe Einxhel i ka kushtuar një dedikim të veçantë.

Einxhel ka publikuar një video me momentet më të ëmbla të tyre brenda BBV, teksa i ka uruar Dagz të jetë përherë i lumtur, duke e siguruar se ajo nuk ka ndërmend të jetojë asnjë ditë të jetës së saj pa atë.

Ky urim kaq i ëmbël kishte dhe një detaj që na bëri të dyshonim se dyshja është në pritje të një fëmije. Si fillim urimin e saj Einxhel e mbyll me shkrimin “We love you”, që do të thotë “të duam” pra në shumës.

Por Einxhel i kishte ngritur fansave një ‘kurth’. Pas dyshimeve të ngritura në rrjet Einxhel postoi një test pozitiv, por një test COVID-i duke i hedhur poshtë kështu të gjitha aludimet se ajo dhe Dagz do të bëheshin prindër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco