FOTO/ Jeni kuriozë? Olsa Muhameti na zbulon pamjet e para nga 'Kepi i Tundimeve'

FOTO/ Jeni kuriozë? Olsa Muhameti na zbulon pamjet e para nga 'Kepi i Tundimeve'

21:37, 06/07/2022
A+ Aa A-

“Kepi i Tundimeve” do të quhet emisioni më i ri në Top Channel. Pas suksesit me “PërPuthen”, autorja Olsa Muhameti, ka folur për programin e ri që pritet të vijë me mjaft zhurmë duke marrë parasysh që një format i tillë është i ri për publikun shqiptar.

“Kepi i Tundimeve” do të ketë 10 konkurrentë të rinj seksi, të cilët do të vendosen në vila në zonën e Kepit të Rodonit.

Menjëherë pas këtij lajmi, publiku ka kuriozitet që të dijë sa më shumë. Deri më tani Olsa na ka zbuluar se “Kepi i Tundimeve” do të fillojë shumë shpejt ku paralajmëroi dhe fansat të bëhen gati.

Ditën e sotme ajo na zbuluar dhe një foto në “InstaStory” ku tregohet se kanë nisur përgatitjet për emisionin.

Image

Të konfirmuar deri më tani janë vetëm katër prej konkurrentëve: Erjola Doci, Fatjon Kuqari, Atdhe Xharavina dhe një model i huaj, Gabriele.

Sipas zërave programi do të jetë pak a shumë një version shqiptar i “Too Hot to Handle” ose të paktën ideja kryesore.

Olsa, e cila njihet si autore e programeve të suksesshme në “Top Channel”, i është besuar ky format por nuk e dimë ende se çfarë surprizash ka rezervuar ajo.

A do të bazohet seriali tërësisht në versionin e “Too Hot to Handle” në Netflix apo do të përshtatet disi për publikun dhe shikuesit shqiptar?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco