Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Victoria Beckham mund të jetë një ikonë mode, por vajza e saj ka disa kritika të forta

Victoria Beckham mund të jetë një ikonë mode, por vajza e saj ka disa kritika të forta

15:45, 06/07/2022
A+ Aa A-

Në një intervistë me ‘Vogue Australia’, Victoria Beckham zbuloi se vajza e saj nuk është fanse e stilit që ajo kishte në vitet 1990. Dhe burri i saj David sigurisht që ishte dakord me vajzën e tij.

Mami, kam parë disa foto të tua kur ishe në Spice Girls dhe fundet e tua ishin thjesht të papranueshme. Ata ishin shumë të shkurtër”- u shpreh Victoria.

Beckham ka folur dhe më para duke kritikuar dhe vete stilin e saj. Ajo pati thënë se dhe vete habitej se sa zhveshur dilte asokohe. E pyetur nëse planifikonte t’i transmetonte vajzës së saj diçka nga ditët e saj në ‘Spice Girls’, ajo u përgjigj: “Absolutisht jo”.

Përveçse e largoi atë nga stilet tepër seksi, Beckham tha gjithashtu se shpreson që Harper të mos kalojë shumë kohë në Instagram, gjë që i duket “mjaft e frikshme”.

“Harper nuk është në mediat sociale, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi ende. Por duke parë se sa mizorë mund të jenë njerëzit, po, me të vërtetë më shqetëson. Ajo është në atë moshë ku trupi i saj do të fillojë të ndryshojë, por ka të bëjë me sigurimin që ne të komunikojmë shumë si familje dhe ajo të rrethohet me miq të mirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco