Në 10-vjetorin e lidhjes me partneren, Lyrical Son bën dedikimin e veçantë

Në 10-vjetorin e lidhjes me partneren, Lyrical Son bën dedikimin e veçantë

15:05, 06/07/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme Festim Arifi i njohur me emrin e artit si Lyrical Son dhe gruaja e tij, Gresa festojnë 10-vjetorin e lidhjes së tyre. Ata janë prindër të dy vajzave me emrin Eva dhe Erika, që duket të jenë ‘treiumfi’ më i madh i çiftit.

Në këtë ditë të rëndësishme, reperi ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet bashkë me Gresën dhe vajzat. Ata shihen së bashku teksa mbajnë në duar një tabelë ku shkruhet: “We still do”. Çfarë kuptimi ka kjo? Kur jeta të përball me gjëra të këqija dhe është i njëjti person që të ngushëllon, të mban dhe të qëndron pranë. Kjo fjali ka të bëjë me lidhjen mes burrit dhe gruas; dashurinë dhe përkushtimin e palëkundur të shfaqur përmes martesës.

“Faleminderit për dekadën e mrekullueshme me ty. 10 vite bashkë. Të dua shpirt”, ka shkruar Lyrical.

Image

Reperi mundohet të jetë herë pas here aktiv në rrjete sociale dhe shumica e postimeve që ai ndan, i dedikohet familjes së tij të bukur me të cilën është tepër i lidhur. Gjatë një interviste të dhënë kohë më parë, reperi rrëfeu se mjekët i kanë kërkuar që të abortonin njërën nga vajzat, e cila për fat të mirë tani është shëndoshë e mirë me familjen e saj.

 “Kam parë fëmijë në spitalin e Kosovës me sëmundje të ndryshme, kam pasur edhe vetë një problem me Erikën, mjekët na thonin ta abortonim Erikën që tani po qëndron këtu me mua, është gjallë, faleminderit Zotit. Sa i përket gjinisë, për mua vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Jam shumë i kënaqur me gocat. Janë gjëja më e bukur që më kanë ndodhur ndonjëherë. S’ka mëngjes që nuk vijnë të më përqafojnë, të këndojnë, të më duan. Unë vetë nuk kam zgjuar ndonjëherë kështu në mëngjes për babain tim. Unë kam kërkuar para: “Babë, pare”, deklaroi Lyrical.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco