Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Graciano Tagani pjesë e jurisë së emisionit italian

Graciano Tagani pjesë e jurisë së emisionit italian

13:58, 06/07/2022
A+ Aa A-

Graciano Tagani është një emër jo pak i njohur i ekranit i cili na ka treguar se me punë dhe vullnet çdo gjë mund të arrihet lehtë.

Ai është bërë pjesë e ekranit në moshë shumë të vogël teksa ka treguar talentin e tij në kërcim.
Balerini ka kaluar të gjithë sfidat e profesionit të tij duke u bërë sot një nga balerinët më profesionistë në Shqipëri.

Të qenit pjesë e jurisë për të nuk ka qënë aspak e vështirë por së fundmi ky rol i tij si juri do të rritet pasi para pak minutash ai njoftoi lajmin e bukur se do të jetë pjesë e jurisë italiane këtë herë.
Graciano do të jetë pjesë e jurisë në një kompeticion në itali ku krah tij do të jenë figura të njohura teksa është shprehur i emocionuar për këtë hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Insta Story ku shkruan:

“I lumtur dhe mirënjohës të jem pjesë e jurisë me personat që gjithmonë i kam adhuruar ndërmjet ekrani italian dhe nesër në romë do jem krah tyre. Mirënjohës. Shihemi nesër.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco