Bella Thorne në një lidhje me aktorin e njohur?

Bella Thorne në një lidhje me aktorin e njohur?

13:35, 06/07/2022
A+ Aa A-

Bella Thorne dhe aktori i “New Amsterdam” Ryan Eggold kanë ndezur thashethemet për lidhje pasi u panë së bashku në ‘The Surf Lodge’ në Montauk, New York, të dielën.

Sipas Page Six, dyshja u shfaqën në hotel dhe restorant për një darkë duke festuar bashkëpunimin e aktores Rosario Dawson në ‘Aqua x Studio 189′ me Bloomingdale’s’.

“Ata ishin jashtë së bashku duke shijuar kokteje,” -tha një burim për Page Six.

Image

Një organizator i ngjarjes konfirmoi për Page Six se modelja OnlyFans dhe Eggold, i cili është 13 vjet më i madh se ajo, pritej të merrnin pjesë, por në fakt nuk arritën kurrë në darkë. Thorne anuloi fejesën e saj me Benjamin Mascolo në qershor, pasi ishin së bashku për tre vjet. Përsa i përket aktorit, ai më parë ishte i lidhur me yllin e “Twilight” Ashley Greene dhe prezantuesen e “Today” Jill Martin.

Image

Ndërkohë, drejtuesi i “The Daily Show”, Trevor Noah, i cili ishte gjithashtu në listën e të ftuarve, nuk arriti të hynte në event sepse u shfaq në ditën e gabuar.

“Ngjarja ishte planifikuar fillimisht për të shtunën, por u ndryshua për shkak të shiut. Ai u shfaq për ngjarjen origjinale dhe padyshim që humbi të dielën, “-shkruan Page Six. Burimet e cilësuan mbrëmjen si “kaos të bukur” për shkak të ndryshimit të orarit në minutën e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco