Si Travis Scott dhe Kylie Jenner po e bëjnë 'gati' djalin e tyre të vogël për t’u bërë atlet

Si Travis Scott dhe Kylie Jenner po e bëjnë 'gati' djalin e tyre të vogël për t’u bërë atlet

13:18, 06/07/2022
A+ Aa A-

Për djalin e Travis Scott, topi është tashmë jetë.

Reperi dha një ‘pamje’ të rrallë të stilit të tij të prindërimit në Instagram Story. Ai ndau një foto të të lodrave që ndodheshin në oborrin e shtëpisë tyre të djalit vetëm 5 muajsh dhe shkroi, “Unë dhe mamaja po e bëjmë gati”, me sa duket për basketboll.

Së paku, lodrat e vogëlushit – që përmban një tabelë rezultati, një kosh basketbolli dhe një shkop bejsbolli – e bën të qartë se reperi dëshiron të ketë një atlet në familjen e tij.

Dhe kush e di, ndoshta i vogli do të trashëgojë dashurinë e prindërve për basketbollin. Në fund të fundit, ishte në një lojë NBA kur Kylie dhe Travis ndezën për herë të parë thashethemet për romancë pas takimit të tyre në vitin 2017.

Image

Travis dhe Kylie, të cilët kanë edhe një vajzë Stormi Webster 4-vjeç, ende nuk e kanë zbuluar emrin e ri të djalit të tyre pasi Kylie njoftoi në mars se i vogli nuk quhet më Wolf.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco