Rrahja e kundërshtarit të tij, thyen heshtjen Stresi: I kam inat kërcënimet

Rrahja e kundërshtarit të tij, thyen heshtjen Stresi: I kam inat kërcënimet

12:57, 06/07/2022
A+ Aa A-

Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së fundmi pikërisht për sulmin ndaj BMT.

Në  një lidhje ‘live’ me Kozakun, Stresi ka folur lidhur me videon që qarkulloi kudo.

Ai ka thënë se as që e ka prekur kundërshtarin e tij si dhe theksoi se i ka shumë inat kërcënimet. 

“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, thotë Stresi.

Jo vetëm kaq, por Stresi ka edhe dy fjalë për autoritetet.

“Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe ‘do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, përfundoi Stresi.

Kujtojmë që së fundmi, personazhe të repit shqiptar janë përfshirë në sherre që kanë përfunduar me dhunë fizike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco