Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Vdekja e babait, momenti më i vështirë', këngëtarja e njohur shqiptare rrëfehet me lot në sy

Vdekja e babait, momenti më i vështirë', këngëtarja e njohur shqiptare rrëfehet me lot në sy

11:51, 06/07/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo është shumë e kursyer sa i takon jetës së saj private. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për programin “Natë me Aulonën”.

Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer një ndër momentet e saj më të vështira në jetë.

Gjatë fjalës së saj, Rovena tregoi se humbja e babait ka qenë një moment i vështirë, që në fakt e ka bërë atë të reflektojë.

 “Momenti më i vështirë, e kam shumë shumë të thjeshtë dhe do doja që të mos kisha më momente të tilla. Ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E  kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë. Kur ti e ha këtë shuplakë, fillon dhe reflekton. Nuk është njëlloj pa baba as pa nënë”, tregoi Rovena Dilo e cila u prek teksa rrëfente.

Jo vetëm kaq por këngëtarja tha se gjëja që e bën më shumë të lumtur është pikërisht muzika.

 “Muzika më bën të lumtur, nëse ka diçka që më bën të kaloj probleme shumë të mëdha, është vetëm muzika. Atë që më bën muzika nuk ma bën asgjë. Mundohem të punoj me njerëz që i vlerësoj, që nuk punojnë për një sezon, për një verë dhe mbaroi. Mundohem të punoj për gjëra që do rrojnë”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco