Kënga e papublikuar e Adele qarkullon në Interneti, teksti i saj ndryshe nga çfarë jemi mësuar

Kënga e papublikuar e Adele qarkullon në Interneti, teksti i saj ndryshe nga çfarë jemi mësuar

15:46, 05/07/2022
A+ Aa A-

Në rikthimin e saj në një koncert pas 5 vitesh, Adele bëri bashkë ish-burrin me partnerin e ri që u panë bashkë në mesin e spektatorëve. Por, raporti mes këngëtares dhe babait të djalit që saj nuk ka qenë gjithmonë kaq e mirë.

Ylli britanik njihet për këngët e saj të dashurisë që kryesojnë top-listat me muaj të tërë.

Dhe një nga këngët e padëgjuara të Adelës, “But I Want To” ka qarkulluar në internet që të hënën, dhe njerëzit janë të mendimit se është një nga tekstet e saj më ‘brutale’ deri më tani. Krijuesja e hitit mund të dëgjohet duke kënduar për një të dashur në këngën që besohet të jetë krijuar gjatë albumit të saj të katërt, me titull ’30’.

Këngëtarja e hitit ‘Hello’, e cila publikoi albumin e saj të fundit vitin e kaluar, vendosi qartë që ta çojë muzikën e saj në një drejtim tjetër pasi kënga nuk e kursen aspak personin të cilit i dedikohet dhe nuk përmban nota vuajtjeje. Adele mund të dëgjohet duke kënduar: “Nuk doja të isha e dashura jote, thjesht u mërzita dhe ti ishe i pari që i vura sytë/ Ndoshta isha shumë e re për të luajtur me zjarrin/ Si një armë e mbushur më mbajte në dëshirën tënde. /Duhej të mësoja të vrapoja, duhej të mësoja se si të largohesha.”

Siç raporton ‘The Sun’, gjatë referenit ajo këndon: ‘E urrej që të dua, pjesa më e keqe është që nuk kam dashur kurrë/Më vret që nuk mund të jem pranë teje, por dua. Do të humbas zemrën time, do të humbas mendjen në sytë e tu.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco