Pas shtrimit të Travis në spital, Kourtney Kardashian ka dy fjalë për mediat

Pas shtrimit të Travis në spital, Kourtney Kardashian ka dy fjalë për mediat

14:39, 05/07/2022
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë folur pas shtrimit në spital javën e kaluar. Travis u shtrua befas në spital në Los Anxhelos pasi përjetoi dhimbje stomaku tepër “ekstreme”.

Kourtney Kardashian ishte gjatë gjithë kohës afër bashkëshortit të saj dhe ajo kishte refuzuar të largohej nga ai gjatë gjithë qëndrimit të tij. Travis ka folur për shtrimin e tij në spital në Instagram gjatë fundjavës se ai është “aktualisht shumë më mirë” në një deklaratë të ndarë në ‘storyn’ e tij. Ndërkohë, Kourtney ndau një shënim të saj duke reflektuar mbi javën “e frikshme dhe emocionale” që ajo dhe Travis kishin pasur.

“Çfarë jave e frikshme dhe emocionale. Shëndeti ynë është gjithçka dhe ndonjëherë ne e marrim të mirëqenë se sa shpejt mund të ndryshojë”- u shpreh Kourtney.

Por më pas, ajo vazhdoi të akuzonte paparacët, duke pretenduar se ata publikuan foto të saj sikur ajo kishte dalë, ndërsa ajo ishte në të vërtetë pranë Travis në spital. Në këtë mënyrë ata u munduan të sillnin një histori të rremë dhe negative.

“Dhe paparacëve që shitën fotot e mia ‘jashtë’ ndërsa burri im ishte në spital duke luftuar për jetën e tij… këto ishin foto të bëra në të vërtetë javë më parë, nuk ju kam harruar. Një nivel i ulët i fitimit të parave nga makthi ynë”- përfundoi Kourtney duke e quajtur këtë veprim si të turpshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco