’Më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë’, Genci na shkriu zemrat me dedikimin e ëmbël për ditëlindjen e Enit

’Më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë’, Genci na shkriu zemrat me dedikimin e ëmbël për ditëlindjen e Enit

14:29, 05/07/2022
A+ Aa A-

5 korriku është një datë speciale për Eni Koçin.

Këngëtarja e njohur sot feston ditëlindjen dhe padyshim që nuk do të mungonte një urim nga bashkëshorti i saj, Genc Prelvukaj.

Artisti përmes rrjeteve sociale ka bërë një dedikim shumë emocionues për partneren e tij.

‘’Urime ditëlindjen vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë.

Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufij, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti.

Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur’’.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco