Pas zhurmës së shkaktuar, ja si përgjigjet Ardian Bujupi kur e pyesin a është në lidhje me Sabrine Khan

Pas zhurmës së shkaktuar, ja si përgjigjet Ardian Bujupi kur e pyesin a është në lidhje me Sabrine Khan

13:21, 05/07/2022
A+ Aa A-

Ardian Bujupi më në fund i është përgjigjur pyetjes që fansat e tij kanë në mendje prej kohësh: A është në lidhje me Sabrine Khan?

Artisti ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram dhe sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet rreth jetës romantike.

“A je bashkë me Sabrin Khan?”- ka qenë pyetja e ndjekësit të cilit këngëtari i është përgjigjur duke shkruar: “Jo, ajo punon si kuzhiniere për mua.” Këtë e ka shoqëruar me një video ku balerina shihet duke gatuar në kuzhinë.

Një ironi e bukur për të nënkuptuar se janë bashkë.

Ardiani prej kohësh është përfshirë në një trekëndësh dashurie me ish-konkurrenten e “Për’puthen” Jasmin Kadriu dhe balerinën.

E gjitha nisi nga videoklipi i tij ‘Tranova’ ku ajo ishte protagoniste. Asokohe ata vendosën të luanin paska duke publikuar foto të ndryshme romantike, për t’i shërbyer si marketing për këngën. E kur kudo po aludohej se ata janë në një lidhje të dy e mohuan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco